Flash News

KRYESORE

Lirohet nga burgu bashkëshorti i ministres Besa Shahini

Lirohet nga burgu bashkëshorti i ministres Besa Shahini

Deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj është liruar nga burgu pak minuta më parë, pas arrestit me urdhër të Gjykatës.

Dardan Molliqaj, njëherësh bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit, u arrestuar në banesën e tij me akuzën e pjesëmarrjes në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Ai  ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Partia Socialdemokrate ka reaguar më herët në lidhje me arrestimin duke thënë se arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, sipas PSD-së, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. Kërkojmë të respektohet liria për protestë dhe kritikë, prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, reagon PSD.

Të fundit