Flash News

KRYESORE

Lojtari i Juventusit i habit të gjithë: Milani me fenomenë, si Brazili

Lojtari i Juventusit i habit të gjithë: Milani me fenomenë, si

Lojtari i Juventusit, Douglas Costa, po kalon një moment të mirë. Ai ka vlerësuar ndeshjen e radhës kundër Milanit dhe sidomos bashkëkombasin e tij Lucas Paqueta.

“E njoh Paquetan dhe është një futbollist i rëndësishëm. E kam në kombëtare, ka cilësi të shkëlqyera. Natyrisht futbolli në Europë është shumë ndryshe nga ai në Brazil, nga këndvështrimi i agresivitetit. Jam i bindur se ai, duke patur kohë në dispozicion do të tregojë vlerat e tij”.

“Është e qartë se Milan i së kaluarës ishte një skuadër fenomenale, që fitonte gjithçka, për shembull, nëse bëjmë krahasime, mund të themi të njëjtën gjë edhe për përfaqësuesen braziliane, që i kishte të gjithë fenomenë në skuadër. Besoj se Milan është gjithsesi një skuadër e mirë dhe meriton respekt”, deklaroi braziliani i Juventus, Douglas Costa.

Të fundit