Flash News
PaBesia me Zvërnecin/ Zbulohen propozimet e Ramës për anullimin ose jo të projektit
Transportonte një makinë me defekt, aksidentohet karrotreci në aksin Librazhd-Elbasan
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar

Në një intervistë për gazetën sllovene “Delo”, Fatos Lubonja i ka cilësuar protestat në Shqipëri si një revoltë kundër një sistemi politik dhe ekonomik që, sipas tij, ka përjashtuar qytetarët nga vendimmarrja dhe ka dëmtuar besimin te institucionet.
Lubonja shprehet se “Revolucioni i Flamingove” është një reagim ndaj privatizimit të hapësirave publike, bregdetit dhe pasurive të përbashkëta, ndërsa kritikon hendekun mes imazhit europian të Shqipërisë dhe realitetit në vend.
Ai argumenton se pushteti i Edi Ramës mbështetet te oligarkët, krimi i organizuar, ndikimi mbi mediat dhe mbështetja ndërkombëtare, duke kritikuar edhe heshtjen e disa institucioneve europiane ndaj problemeve të korrupsionit dhe demokracisë.
Sipas Lubonjës, modeli ekonomik i bazuar te ndërtimi dhe pastrimi i parave po krijon një zhvillim të paqëndrueshëm, ndërsa Shqipëria përballet me emigrimin masiv dhe humbjen e të rinjve. Ai i bën thirrje Europës të shohë përtej raporteve zyrtare dhe të marrë parasysh shqetësimet reale të qytetarëve shqiptarë.
Artikulli:
Ne i kërkuam Fatos Lubonjës, shkrimtar, redaktor, aktivist i të drejtave të njeriut dhe ish-i burgosur politik se cilët janë mesazhet kryesore që Europa duhet të marrë nga protestat masive. Ai shpjegoi se këto protesta janë një revoltë e njerëzve që sistemi grabitqar politik dhe ekonomik i ndërtuar në Shqipëri gjatë 35 viteve të fundit i ka çuar ata në ekstremin ku nuk mban më.
“Një sistem që, duke i përjashtuar ata nga vendimmarrja demokratike – veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit – dhe duke i privuar nga prona e tyre publike dhe private, i ka çuar deri në pikën e mbetjes pa dinjitet dhe pa të ardhme. Ata e quajnë protestën 'revolucioni i flamingove' sepse, ashtu si flamingot, edhe ata ndihen të dëbuar nga habitati i tyre nga ky lloj zhvillimi që privatizon burimet publike, pejsazhet, bregun detar, parqet, kopshtet e lojërave për fëmijë e kështu me radhë,” shpjegon Lubonja.
“Mesazhi që 'flamingot' po i dërgojnë BE-së është se rruga e Shqipërisë drejt BE-së prej kohësh ecën në dy shina: njëra në letër dhe tjetra në realitet, dhe se hendeku mes tyre nuk është ngushtuar (siç pretendojnë apo promovojnë shumë syresh), por është zgjeruar. Slogane si 'Shqipëria e Re' dhe 'Shqipëria nuk është në shitje' janë dëshmi e kësaj.”
Pa mbështetjen e Perëndimit, Rama do të ishte rrëzuar tashmë
Qeveria e Kryeministrit Rama është dukur vazhdimisht e fortë dhe bindëse në përpjekjet e saj për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Së bashku me Malin e Zi, ky vend konsiderohet nxënësi më i përkushtuar i Evropës dhe se ka bërë përparimin më të madh drejt anëtarësimit në BE nga të gjitha vendet kandidate ballkanike. Por çfarë fshihet pas kësaj pamjeje, që në një vështrim të parë duket rozë?
Lubonja përshkruan katër shtylla mbi të cilat qëndron pushteti i Ramës: e para fuqia dhe paratë e oligarkëve, e dyta, krimi i organizuar; e treta mediat kryesore, të cilat ose zotërohen prej oligarkëve ose mbështeten nga anëtarë të elitave qeverisëse (prandaj një nga sloganet e protestës është 'bojkotoni mediat'); ndërsa shtylla e katërt është mbështetja e institucioneve të BE-së dhe e disa udhëheqësve perëndimorë. Ndërsa tre shtyllat e para janë të kuptueshme, e katërta duket paradoksale në Shqipëri.
“Shqiptarët vazhdojnë të pyesin veten: pse, pavarësisht të gjitha këtyre protestave, Perëndimi nuk e sheh – ose refuzon ta shohë – se Shqipëria është bërë një narkoshtet? Pse heshtin ata, ose pse disa, si Emmanuel Macron apo Marta Kos, e mbështesin Ramën? Ka disa arsye. Të parën, dhe më kryesoren, do të përmendja mendësinë neo-koloniale me të cilën trajtohen vende si Shqipëria ku u jepet përparësi interesave gjeostrategjike dhe ekonomike, si dhe stabilitetit të rajonit”. "Kjo mendësi bën që udhëheqës autokratë si Rama të shihen si rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për të realizuar këto interesa", thotë Lubonja.
Ai thekson, megjithatë, se nuk e përjashton “aftësinë” e këtyre autokratëve për të korruptuar edhe politikanë të shquar perëndimorë. 'Fakti që, mu në mes të Revolucionit Flamingo, Emmanuel Macron hëngri drekë me Ramën në Paris dhe doli më pas krah për krah me të, dhe se François Hollande, anëtar i Parlamentit dhe ish-president, pranoi një çmim nga duart e tij, i kujtoi shqiptarëve ministren e Jashtme franceze Michèle Alliot-Marie, e cila në vitin 2011 i ofroi Ben Aliut, në Tunizi knoë hoë (ekspertizë) për rivendosjen e rendit. “Siç rezultoi më vonë, një nga arsyet e kësaj ishte korrupsioni”, thekson i intervistuari ynë.
Pse nuk flitet më në BE për korrupsionin në Shqipëri?
Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë qenë çështje kyçe në vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor në BE, por duket se këto tema kohët e fundit kanë zhdukur nga diskutimet e BE-së për Shqipërinë. Megjithatë, sipas ish-disidentit shqiptar, kërcënimi që paraqesin korrupsioni dhe krimi është shumëdimensional: politik, ekonomik, social dhe kulturor.
“Krimi dhe korrupsioni ushqehejnë njëri-tjetri, duke u bërë kështu një kërcënim serioz për demokracinë. Krimi nuk mund të lulëzojë dhe të investojë pa bashkëpunimin me policinë dhe politikanët e korruptuar që miratojnë investime të tilla; nga ana tjetër, këta politikanë nuk mund të qëndrojnë në pushtet pa paratë që burojnë prej tij. Ata i përdorin ato jo vetëm për t'u pasuruar vetë, por edhe për të ruajtur kontrollin mbi mediat, zgjedhjet, shoqërinë civile…"
“Nga pikpamja ekonomike, pastrimi i parave përmes ndërtimit të resorteve dhe qiellgërvishtësve gjithnjë e më të shumta – që shqiptarët i quajnë edhe 'banka betoni' – është antiteza e një ekonomie të qëndrueshme. Për momentin duket sikur po rrisin PBB-në, po mundësojnë qarkullimin e parave dhe po krijojnë vende pune, por në terma afatgjata po krijojnë një flluskë të madhe plasja e së cilës një ditë mund të shkaktojë një krizë me pasoja të paparashikueshme”, paralajmëron Fatos Lubonja.
Sipas tij, mjafton të hedhësh një sy mbi ndikimin e industrisë së ndërtimit në jetën sociale dhe kulturore si dhe në cilësinë e jetës për të kuptuar se 'bankat e betonit' janë e kundërta e një ekonomie të qëndrueshme. Në këtë drejtim, ai e gjen shumë domethënës edhe faktin që, sipas statistikave, gjatë dhjetë viteve të fundit – pra, pikërisht gjatë bumit të ekonomisë së ndërtimit – gati një milion njerëz (nga një popullsi prej tre milionësh) kanë lënë Shqipërinë, apo që numri i nxënësve të shkollës fillore është ulur me një të tretën, ndërsa numri i nxënësve të shkollës së mesme është përgjysmuar.
Kjo është edhe një arsye tjetër pse Lubonjën e shqetëson fakti që Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, sllovenja Marta Kos, ka qëndruar e shurdhët ndaj problemeve të shumta që ka ngritur masa e pjesëmarrësve në 'Revolucionin Flamingo' për gati dy muaj: "Marta Kos, me deklaratat e saj të rregullta për përparimin në Shqipëri, konsiderohet nga protestuesit si një mbështetëse e verbër e Ramës. Nuk mund të them saktësisht se në çfarë mase kjo verbëri buron nga politikat e BE-së, që synon ta fusë Shqipërinë në BE për arsyet që përmenda më sipër, duke mbyllur sytë ndaj çka po ndodh në të vërtetë, dhe sa lidhet me aftësinë e Ramës për të krijuar lidhje personale me burokratë perëndimorë me ndikim për të forcuar legjitimitetin e tij në Evropë," thotë Lubonja.
Ai më tej nënvizon kritikën e tij ndaj punës së Komisioneres: "Pa dyshim, si Komisionere për Zgjerimin, ajo duhet të kritikohet sepse nuk ka bërë asnjë përpjekje për të marrë parasysh jo vetëm pikëpamjet e Ramës dhe burokratëve përreth tij, por edhe pikëpamjet e shqiptarëve që po kërkojnë një ``Shqipëri të re".
Ekuilibri delikat midis ambicieve evropiane dhe marrëdhënieve me fqinjët
Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën gjithmonë kanë qenë me rëndësi të madhe, mjaft të kesh parasysh se imagjinata kolektive në të dyja anët e kufirit ende dominohet nga ideja nacionaliste se të dy vendet një ditë do të bashkohen. Kjo ide, megjithatë, nuk përmendet në programet e partive politike dhe në deklaratat publike, pasi bie në kundërshtim me pozicionet dhe politikat e BE-së.
Megjithatë, nuk është e vështirë të shihet se kjo ide është shumë e gjallë në rrugët e qyteteve të Kosovës, të cilat janë të mbushura me flamuj shqiptarë, ose në librat e historisë dhe botime të tjera në Kosovë, ku nuk është e vështirë të gjesh hartat e një 'Shqipërie të Madhe'. Lubonja mendon se ëndrra e bashkimit artikulohet politikisht në një mënyrë më të pranueshme përmes sloganit 'Të bashkuar në Evropë'.
Në këtë kuptim, ai argumenton se është shumë i rëndësishëm për këtë rajon projekti i bashkimit në një Evropë që njerëzit ta ndjejnë si të tyren, dhe jo në një Evropë të karakterizuar nga mendësi neo-koloniale apo një Evropë e bankave. Përndryshe, nacionalizmat do të mbizotërojnë në Evropë dhe në Ballkan me pasoja të paparashikueshme.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë në të kaluarën janë formësuar nga marrëdhënia personale midis Ramës dhe presidentit serb, Aleksandar Vučić. Fatos Lubonja thekson se Rama dhe Vučić janë të ngjashëm në mendësinë e tyre autoritare dhe praktikat e qeverisjes.
"Një pjesë e këtyre praktikave përfshin përdorimin e një gjuhe të dyfishtë: një për BE-në dhe një për audiencën e brendshme. Në dukje, kur kërkojnë mbështetje nga BE-ja, ata paraqiten si kundërshtarë të nacionalistëve në vendet e tyre. Ndërkohë, në vendet e tyre, nuk hezitojnë të përdorin retorika dhe politika nacionaliste. Kështu, për shembull, ishte mbështetja e tyre për idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës (aneksimi i një pjese të veriut të Kosovës nga Serbia dhe i një pjese të vogël të Serbisë nga Kosova), gjë që do të çonte në krijimin e dy shteteve etnikisht homogjene", thotë i intervistuari ynë.
Kjo lojë e dyfishtë u ka sjellë atyre përfitime deri tani, pjesërisht edhe për shkak të ambivalencës së vendeve të BE-së ndaj projektit evropian nga njëra anë dhe interesave kombëtare nga ana tjetër. "Siç e përmenda më sipër, udhëheqësit e BE-së i shohin autokratë si Rama dhe Vučić si rrugën më të lehtë për të siguruar interesat gjeostrategjike dhe ekonomike të vendeve të tyre. Prandaj Edi Rama, i cili beson se edhe mediat evropiane i lanë studentët serbë në mëshirën e fatit për një vit e gjysmë, kur komenton protestat në Shqipëri thotë shpesh se Shqipëria u gjend në faqet e para të mediave perëndimore, jo për shkak të shqiptarëve, por për shkak të Kushnerit dhe Ivankës. Përndryshe, projekti do të kishte vazhduar pa tërhequr vëmendjen e mediave perëndimore. Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Dhe meqë më pyetët për Marta Kos, do të shtoja se edhe burokratët e Brukselit mbajnë një përgjegjësi të madhe për guximin e këtij autokrati për t'u shprehur në këtë mënyrë kaq hapur", thotë me ashpërsi Fatos Lubonja.
Të fundit
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54