Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka folur për rrënjët e saj kosovare dhe rrugëtimin e familjes së saj nga emigrimi drejt suksesit në Britaninë e Madhe.

Në një intervistë për gazetën britanike "The Times", artistja kujtoi periudhën kur prindërit e saj u larguan nga Kosova në fillim të viteve ’90, duke nisur një jetë të re larg vendlindjes në një kohë të vështirë për shqiptarët e Kosovës.

E lindur në Prishtinë, Rita u zhvendos në Britani së bashku me familjen, ku prindërit e saj, Vera dhe Besnik Ora, u përballën me sfidat e emigrimit. Pavarësisht formimit profesional që kishin në Kosovë, nëna e saj si mjeke dhe babai si ekonomist, fillimi i jetës së re nuk ishte i lehtë.

"Gjithçka që di është se do të jem gjithmonë mirënjohëse për arsimimin që kam marrë dhe krenare që jam emigrante", u shpreh këngëtarja.

Rita Ora tha se përvoja e familjes së saj e ka bërë të vlerësojë më shumë sakrificat e emigrantëve, duke theksuar se shumë prej tyre kanë një shtysë të veçantë për të provuar veten.

"Mendoj se shumë emigrantë kanë një energji të veçantë. Ndoshta kanë një ndjenjë se duhet të dëshmojnë veten, që i shtyn të përmirësohen vazhdimisht", deklaroi ajo.

Të fundit