Flash News

E-TJERA

Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih

-0-450-1784999429x2-819.jpg

Emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, ku kanë zhvilluar një protestë kundër politikave të qeverisë së Edi Ramës. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, teksa në qendër të mesazheve të tyre ishin gjithashtu kërkesat për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet shqiptare. 

Protestuesit në Mynih kanë përcjellë kështu një tjetër mesazh politik nga diaspora, duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe që vendimmarrja publike të shoqërohet me transparencë dhe përgjegjshmëri.

Një ditë më parë, aktivistë dhe qytetarë reaguan edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi dokumentin politik “Besa” si pjesë të një reflektimi të ri të mazhorancës mbi marrëdhënien me qytetarët.

 

Të fundit