Flash News

E-TJERA

RENEA në ndjekje të Refit Buzit, 35-vjeçari liron ish-të fejuarën pasi i vrau të atin dhe i plagosi nënën

-900-0-1733993080xscreenshot-4-128.jpg

 Forcat speciale RENEA vijojnë operacionin në Roskovec për kapjen e Refit Buzit, 35-vjeçarit të dyshuar si autor i krimit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht.

Sipas informacioneve, Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, 24 vjeçe, duke u larguar me automjet nga vendngjarja.

Sakaq, pak minuta më parë mësohet se 35-vjeçari ka liruar Rozalinda Plakën, e cila ishte marrë peng menjëherë pas ngjarjes tragjike. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat e reja është lënë e lirë apo gjendja e saj shëndetësore.

Ndërkohë, autori i dyshuar vijon të jetë në arrati. Forcat RENEA, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, kanë rrethuar zonat ku dyshohet se ai mund të fshihet dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të vazhdueshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij ishin bërë më herët denoncime për kërcënime.

Operacioni për kapjen e Refit Buzit vijon, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të fundit