Flash News

E-TJERA

"Associated Press" raporton live protestën para Kuvendit

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP) po ndjek drejtpërdrejt protestën e zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë.

Transmetimi LIVE është publikuar edhe në kanalin zyrtar të AP në YouTube, i cili ndiqet nga mbi 4.5 milionë persona në mbarë botën.

Kjo nuk është hera e parë që agjencia amerikane i kushton vëmendje protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. AP ka raportuar edhe më herët për tubimet masive të zhvilluara në kuadër të asaj që organizatorët e kanë quajtur “Revolucioni Flamingo”.

Protesta e sotme shënon ditën e 54-t të këtij cikli protestash, me qytetarë që janë mbledhur sërish përpara godinës së Kuvendit.

Të fundit