Flash News

E-TJERA

Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë

01468870-f736-44ea-9dcc-9011430808c9_sd.webp

Stuhia e paralajmëruar nga shërbimet meteorologjike ka goditur mbrëmjen e së martës Shqipërinë dhe disa vende të rajonit, duke sjellë erëra të forta, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike.

Në Vlorë, era e fuqishme detyroi qytetarët dhe pushuesit të largohen nga bregdeti, për shkak të rrezikut që paraqisnin pemët dhe objektet e paqëndrueshme. Në zonën e Lungomares, bizneset u detyruan të mblidhnin çadrat dhe tavolinat, pasi kushtet atmosferike e bënë të pamundur vijimin normal të aktivitetit.

Stuhia ka prekur edhe Kosovën, ku janë raportuar dëme materiale në disa komuna. Ndër zonat më të goditura është komuna e Suharekës, veçanërisht fshati Vraniq, ku erërat kanë dëmtuar banesa, biznese dhe sipërfaqe bujqësore.

Edhe Maqedonia e Veriut është përballur me mot të ashpër. Në Shkup, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, kanë dëmtuar çati banesash dhe kanë këputur linja elektrike, duke shkaktuar probleme në disa zona të kryeqytetit.

 

Të fundit