Flash News

E-TJERA

Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri

-640-0-1784646847xgonzato-rama-largimi-674.jpg

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të përfundojë zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në fund të muajit gusht, duke i dhënë fund një misioni trevjeçar në vend.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjatë muajit korrik, pasi pjesa më e madhe e stafit të Delegacionit të BE-së ndodhet jashtë Shqipërisë gjatë muajit gusht.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Gonzato shprehu mirënjohjen për mikpritjen që ka marrë gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe theksoi se vendi do të zërë gjithmonë një vend të veçantë në jetën e tij.

Në fund të mesazhit, ambasadori përcolli një përshëndetje të veçantë për qytetarët shqiptarë:

Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën. Shihemi në Bashkimin Evropian!

Të fundit