Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti i PPE-së paralajmëron Ramën: Korrupsioni nuk hyn në BE, do të ketë pasoja për ju

7582780.webp

Eurodeputeti i grupit të PPE-së, Tomáš Zdechovský, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian varet nga respektimi i standardeve demokratike, lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e transparente.

Në një intervistë për Syri TV, Zdechovský, i cili ka qenë pjesë e një misioni të kontrollit buxhetor të Parlamentit Europian në Shqipëri, tha se Brukseli po e ndjek me vëmendje situatën në vend dhe paralajmëroi se keqpërdorimi i pushtetit do të ketë pasoja politike.

Eurodeputeti deklaroi gjithashtu se institucionet europiane po ndjekin lëvizjet financiare që lidhen me kryeministrin dhe familjen e tij, duke pretenduar se ka dyshime për transferime parash jashtë vendit.

Eurodeputeti: Duhet të them se kam drejtuar pjesën përmbyllëse të misionit në Shqipëri. Ishte një mision i kontrollit buxhetor dhe ne kemi një pasqyrë shumë të qartë të situatës këtu. Duhet të themi se me të vërtetë nuk është e mundur të vazhdohet në këtë mënyrë.

Ne kemi qenë absolutisht të qartë kur kemi thënë se korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian dhe zoti Rama duhet ta dijë se nëse keqpërdor pushtetin në mënyrë jo demokratike, ai nuk do të mund të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Europian.

Ky ka qenë mesazhi ynë i qartë, dhe të njëjtin mesazh ai e ka marrë edhe nga Ambasada e SHBA-së dhe partnerë të tjerë. Gjithashtu mendoj se është e nevojshme të ushtrohet presion dhe mund të jeni të sigurt se Bashkimi Europian po e monitoron nga afër situatën në Shqipëri.

Ne jemi absolutisht, absolutisht të qartë në qëndrimin tonë. Nëse zoti Rama nuk do të sigurojë zgjedhje transparente, kjo do të ketë pasoja, veçanërisht për të dhe familjen e tij.

Gazetari: Për të dhe familjen e tij. Dakord. Përgjigjja e eurodeputetit, pjesë e grupit të PPE-së, Thomas Zdechovský, është se ai ka qenë pjesë e misionit të faktmbledhjes të PPE-së në Shqipëri dhe e njeh shumë mirë situatën.

Ajo që ai i thotë kryeministrit është se keqpërdorimi i pushtetit është diçka që nuk do të tolerohet nga Bashkimi Europian. "Ta harrojë" – kjo ishte terminologjia e përdorur – anëtarësimin në BE nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë.

Por këtë mesazh, sipas tij, zoti Rama e ka marrë edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe nga Bashkimi Europian.

Nuk do të ketë në Europë një Shqipëri të korruptuar. Shqipëria që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian nuk mund të ketë këto probleme dhe këto forma qeverisjeje që lidhen me kryeministrin. Zoti Rama ka marrë një mesazh të qartë: nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk do të adresojë problematikat e ngritura nga partnerët europianë, do të ketë pasoja për Edi Ramën dhe familjen e tij.

A mund t’ju kërkoj, nëse është politikisht korrekte, të shpjegoni pak më shumë se çfarë nënkuptoni me "pasoja për të dhe familjen e tij"?

 
Eurodeputeti: Sepse kemi vërejtur se ai e përdor familjen e tij për të nxjerrë para jashtë vendit. Dhe ne po i ndjekim paratë. Gjithashtu mendoj se ky është një mesazh i qartë, veçanërisht për të, dhe ai do ta kuptojë shumë mirë mesazhin tim.

Të fundit