Flash News

E-TJERA

Automjeti del nga rruga në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Kombit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy persona.

Për shkak të përplasjes, të lënduarit kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave të emergjencës për nxjerrjen e tyre.

Pas operacionit të shpëtimit, të dy personat janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident.

Të fundit