E-TJERA

Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës

Screenshot_2-18.png

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është futur për t’u larë në det.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit në ujë, duke mos arritur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes siç raportohet ka mbërritur ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit