E-TJERA

Në mbështetje të protestuesve, Dua Lipa ‘rikthen’ deklaratën e saj kundër qeverisë së Ramës

dua2.jpg

Dua Lipa, e cila doli hapur në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, i është rikthyer deklaratës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ylli  me famë botërore ka ripostuar në Instagram Story një pjesë nga episodi i podcastit të saj, me të ftuar shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, ku flet për protestat, të cilat i cilëson si frymëzuese dhe për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të bëra pa konsultim publik.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pa një konsultim publik”, deklaroi mes të tjerash këngëtarja me famë botërore.

Deklarata e saj u mirëprit nga qytetarët që mblidhen çdo ditë në shesh por bëri gjithashtu jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat shkruanin se protestuesve iu bashkua një figurë e rëndësishme.

Postimi në Instagram Story
Postimi në Instagram Story

Të fundit