Ditari i Opozitës

Berisha: Vetëm protesta sjell votën e lirë, do t’i paraqesim BE-së realitetin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për t’i paraqitur Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së realitetin në Shqipëri, duke e cilësuar raportin e fundit për shtetin e së drejtës si një hap të rëndësishëm.

Berisha falënderoi komisionerin Michael McGrath dhe ekipin e tij për raportin, për të cilin tha se është objektiv.

“Ky është një hap i parë dhe opozita shqiptare do të bëjë gjithçka për të faktuar të vërtetat e këtij vendi pranë Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, siç ka bërë gjer sot”, u shpreh Berisha.

Ai tha se opozita do të intensifikojë dialogun me institucionet europiane dhe partnerët ndërkombëtarë për të paraqitur situatën në vend.

“Një dialog intensiv me Bashkimin Europian, institucionet e tij, komisionin, parlamentin, vendet anëtare, është i domosdoshëm, si edhe me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, për të paraqitur realitetin shqiptar siç është”, tha ai.

Të fundit