Flash News

SPORT

Ronaldo : Cristiano mund të luajë në Arabi, por Botërori është tjetër nivel

7949a8f3-29a5-45d3-804b-db1d939b061e.webp

Paraqitjet e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës 2026 vijojnë të jenë në qendër të debatit. Së fundmi, mendimin e tij e ka dhënë edhe legjenda braziliane Ronaldo Luís Nazário de Lima, i njohur si "Fenomeni", i cili beson se portugezi ka arritur në fazën kur kufijtë fizikë nuk i përgjigjen më ambicieve të tij sportive.

Në një intervistë për ESPN Brasil, ish-sulmuesi brazilian tha se as Cristiano Ronaldo dhe as Neymar nuk mund t'i shpëtojnë ligjeve të natyrës.

"Natyrisht që vjen një moment kur trupi të tregon se nuk mund të vazhdosh më. Mendoj se Cristiano dhe Neymari kanë arritur pikërisht në këtë fazë. Betejën me trupin është shumë e vështirë ta fitosh", u shpreh Ronaldo.
Sipas "Fenomenit", 39-vjeçari vazhdon të ketë cilësi për të konkurruar në kampionatin saudit, por ritmi dhe niveli i një Kupe Bote janë krejtësisht të ndryshëm.

"Besoj se ai ende ka nivel për të luajtur në Arabinë Saudite. Por Botërori është një tjetër histori. Kërkesat janë shumë më të larta dhe niveli i konkurrencës është krejt tjetër", deklaroi ai.
Ronaldo Nazario theksoi se dëshira dhe pasioni për futbollin nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të zgjatur karrierën në elitë.

"Sado ta duam futbollin dhe të dëshirojmë të vazhdojmë të luajmë, në fund është trupi ai që vendos. Edhe unë u tërhoqa sepse mendja donte të vazhdonte, por trupi nuk më përgjigjej më", përfundoi legjenda braziliane.

Të fundit