Flash News

Kosova

Sveçla kritikon qeverinë shqiptare: Prisja një reagim më aktiv ndaj Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë shqiptare, duke thënë se reagimi i Tiranës ndaj deklaratave kërcënuese të zyrtarëve serbë ka qenë i pamjaftueshëm.

Në një intervistë për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Sveçla u shpreh se Shqipëria duhet të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, duke theksuar se nuk mjaftojnë deklaratat formale.

Sveçla shtoi se Shqipëria ka një detyrim institucional dhe kombëtar për të reaguar më fuqishëm në raste të tilla.

“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë. Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë. Unë besoj se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv. Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha Sveçla.

Të fundit