Flash News

E-TJERA

Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet pas disa orësh

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 45-vjeçarin Gentian Gjyzeli, i dyshuar për vjedhje me dhunë në një farmaci.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 12, ku 45-vjeçari dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash në farmacinë ku punonte një shtetase.

I arrestuari rezultoi me precedent të theksuar kriminal për vjedhje dhe ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale të së njëjtës natyrë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një shtetas kishte vjedhur me forcë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u kap pak orë pas kryerjes së krimit, dhe u vu në pranga, autori i dyshuar, shtetasi G. Gj., 45 vjeç, banues në Durrës. 
45-vjeçari, me precedent kriminal të theksuar në fushën e vjedhjeve, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për të njëjtin krim.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. Gj.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Të fundit