Flash News

E-TJERA

SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dërgimin për gjykim të ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte bashkinë.

Dosja penale është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ndërsa për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

Sipas hetimeve të SPAK, çështja ka nisur pas një referimi të Policisë së Fierit në vitin 2022 dhe lidhet me procedurat e ndjekura nga Bashkia Divjakë për dhënien me qira të disa sipërfaqeve toke bujqësore.

Nga verifikimet e kryera, prokuroria dyshon se gjatë drejtimit të Kokoneshit, bashkia ka lidhur dy kontrata qiraje për një sipërfaqe prej rreth 67 hektarësh tokë, e cila do të përdorej për ndërtimin e impianteve fotovoltaike.

Kontratat, të nënshkruara në vitin 2021 me dy subjekte private, parashikonin një afat shfrytëzimi 10-vjeçar. Megjithatë, SPAK ka konstatuar se sipërfaqet e dhëna me qira rezultonin të regjistruara në ASHK si pasuri shtetërore me destinacion tokë bujqësore.

Të fundit