Flash News
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve: U ndikova nga pushteti i kryebashkiakut
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Blendi Goxhes, lidhur me financimin prej 4.2 milionë eurosh të eventit ku ishte i ftuar artisti Kanye West.
Kallëzimi lidhet me dyshimet për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës” dhe “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim.
Në njoftimin e saj, Partia Demokratike thekson se fondet publike të përdorura për financimin e aktivitetit janë administruar në kundërshtim me ligjin dhe kërkon nga SPAK verifikimin e përgjegjësive të personave të kallëzuar.
Kallëzimi vjen pas debateve publike lidhur me shumën prej 4.2 milionë eurosh të alokuara për organizimin e eventit me pjesëmarrjen e Kanye West, me opozitën që ka kërkuar sqarime mbi procedurat e ndjekura dhe përdorimin e fondeve publike.
SPAK pritet të vlerësojë materialin e depozituar dhe të vendosë nëse do të nisë hetime për pretendimet e ngritura në kallëzim.
Kallëzimi i depozituar në SPAK:
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Blendi Gonxhja, për veprat penale të“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, për propozimin dhe miratimin e financimit të 4.2 milion euro të një eventi privat të këngëtarit Kanye West.
Me Aktin Normativ Nr. 3, datë 06.07.2026, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shtetasit Blendi Gonxhja, Këshilli i Ministrave ka vendosur financimin e pjesshëm të organizimit dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti kulturor-artistik, me ndikim në promovimin e turizmit dhe imazhit të Republikës së Shqipërisë, koncerti i artistit të njohur ndërkombëtar, Kanye West (YE), që do të zhvillohet në Tiranë, në datën 11 korrik 2026, në masën 400.000.000 Lekë ose 4.2 milionë Euro.
Gjatë arsyetimit të nevojës, në relacion thuhet se në rastin konkret nevoja identifikohet së pari në planin praktik me faktin që organizimi i këtij eventi kërkon mbështetjen prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, pa të cilën evenimenti/koncerti rrezikon të dështojë, bazuar në komunikimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatorëve të koncertit dhe së dyti në planin juridik, për shkak të faktit se në legjislacioni në fuqi nuk ka një bazë ligjore, një dispozitë autorizuese ligjore, për nxjerrjen e një akti nënligjor, që të lejojë dhënien e një mbështetjeje të tillë, në kushte të tilla për një eveniment muzikor/artistik/kulturor me efekt të theksuar turistik. Theksojmë se qoftë sipas ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010, «Për artin dhe kulturën», të ndryshuar, qoftë sipas ligjit nr. 93/2015, «Për turizmin», të ndryshuar, është e pamundur të miratohet akt nënligjor për mbështetjen e këtij evenimenti në kushtet konkrete.
Në kallëzimin penal të depozituar nga grupi parlamentar i PD theksohet se “kuadri ligjor në fuqi ka sanksionuar detyrimin e autoriteteve shtetërore që, në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, të përdorin me eficencë dhe efektivtet burimet financiare shtetërore, duke respektuar parimet e qëndrueshmërisë së financave publike, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë.
Në këtë drejtim, Kushtetuta, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ashtu si dhe ligjet e dala në zbatim të tyre, kanë sanksionuar ndalimin e çdo sjellje apo veprimi të institucioneve shtetërore, të cilat cënojnë në vetvete Buxhetin e Shtetit, lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e palëve në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse përdoren ose jo për qëllime publike.
Rezulton se mbi bazën e një operatori ekonomik privat, shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka iniciuar procedurën për miratimin e aktit normativ, me qëllim që këtij operatori t’i akordohej një fond prej 4.2 milionë Euro, duke shfrytëzuar fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, referuar dispozitave ligjore të mësipërme, mund të përdoret vetëm për shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë të pamundura të parashikohen, siç mund të jenë rastet e fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, tërmeteve, epidemive dhe emergjencave civile.
Në rastin konkret, nuk jemi përpara asnjërit prej këtyre rasteve, pasi koncerti muzikor ishte një ngjarje e planifikuar në kohë, dhe operatori ekonomik privat kishte mundësi që të aplikonte me përpara për të përfituar një fond të caktuar për realizimin e këtij aktiviteti, në përputhje me procedurat ligjore.
Duke vepruar kështu, shtetasit Edi Rama dhe Blendi Gonxhja nga njëra anë ka cënuar fondin rezervë, që përbën një grupeve kryesore të shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit, ashtu si edhe ka cënuar parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, pasi një mundësi e tillë nuk ka qenë e parashikuar për operatorët e tjerë ekonomikë, që po ashtu mund të aplikonin për të përfituar mbështetje financiare për realizimin e këtij koncerti apo të ngjashëm me të.”.
“Nga sa më sipër, është e qartë se shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, dhe shtetasi Blendi Gonxhja, me detyrë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin sa i përket shfrytëzimit të fondit rezervë për të mbështetur një aktivitet muzikor privat, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, e në këtë kuptim veprimet e tyre përmbushin elementin e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër, të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkelur rregullat sa i përket lirisë së pjesëmarrjes dhe realizimit të barazisë së shtetasve në tendera publik, me qëllim krijimin e avantazheve dhe privilegjeve të padrejta për një operatori ekonomik të caktuar, duke përmbushur kështu elementin e anës objektive të veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar neni 258 i Kodit Penal.” – thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.
Të fundit
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31
Do shisnin disa lloje dr*gash në Vlorë, 5 të arrestuar, 2 prej tyre italianë
12 July 2026, 11:37
Dyshohet se ra në një gropë thithëse, humb jetën 33-vjeçari në lumin Mat
12 July 2026, 10:18
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 July 2026, 08:48
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
12 July 2026, 08:33
Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë
12 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 July 2026, 08:00
Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur
11 July 2026, 20:48
Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para
11 July 2026, 20:07
Farsa e Jalës dhe sheshi i Tiranës
11 July 2026, 19:48
Rama 'kapet' edhe me eurodeputetët që mbëshetën protestën: Flasin përçart
11 July 2026, 19:01
E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit
11 July 2026, 18:44
Eklipsi i parë total diellor në Evropë në pothuajse 30 vjet: Çfarë duhet të dini
11 July 2026, 17:58
Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
11 July 2026, 17:11
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54