Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot

640-0-moti-foto-3-1720676972.jpg

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër ndërsa lokalisht në veri dhe lindje vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara ndërsa në male në juglindje –jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu.
  Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
  Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Screenshot 2026-07-12 081816.png

Të fundit