Flash News

SPORT

Moti ekstrem kërcënon çerekfinalen, FIFA mund të ndryshojë orarin e Angli–Norvegji

Screenshot 2026-07-10 173248.png

Çerekfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë mund të mos nisë sipas planit, pasi FIFA po ndjek nga afër zhvillimet meteorologjike në Miami, ku temperaturat ekstreme dhe rreziku i stuhive mund të ndikojnë në zhvillimin e sfidës.

Anglia mbërrin në këtë fazë pas fitores dramatike 3-2 ndaj Meksikës, në një takim ku skuadra e Thomas Tuchel luajti për një pjesë të mirë të lojës me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të Jarell Quansah.

Megjithatë, përpara përballjes me Norvegjinë, shqetësimi kryesor nuk është formacioni, por moti. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka paralajmëruar temperatura të ndjera deri në 43 gradë Celsius në jug të Floridës, si dhe mundësi për stuhi me shkarkesa elektrike.

Sipas rregullores së FIFA-s, një ndeshje duhet të ndërpritet ose të shtyhet nëse konstatohet rrufe brenda një rrezeje prej rreth 13 kilometrash nga stadiumi.

Takimi Angli–Norvegji është planifikuar të luhet të shtunën në orën 23:00, por nëse kushtet atmosferike nuk përmirësohen, FIFA mund të vendosë shtyrjen e fillimit të ndeshjes.

Një skenar i ngjashëm u regjistrua edhe në ndeshjen e kaluar të Anglisë ndaj Meksikës, e cila nisi me një orë vonesë për shkak të motit të pafavorshëm.

Të fundit