Flash News
Moti ekstrem kërcënon çerekfinalen, FIFA mund të ndryshojë orarin e Angli–Norvegji
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
Rasti i 17-vjeçares në Fier merr tjetër kthesë, vajzat dyshohet se shantazhonin burra me takime në hotel
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
"Jo kundër muzikës, por kundër urrejtjes", media franceze pasqyron thirrjet për bojkot të Kanye West

Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Shqipëri ka nxitur reagime të shumta, pasi qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë rreth 4 milionë euro fonde publike për organizimin e tij, pavarësisht se artisti është ndaluar të performojë në shumicën e vendeve evropiane për shkak të deklaratave të tij antisemite.
Të enjten në mëngjes, artistë dhe aktivistë të skenës së pavarur kulturore protestuan përpara Ministrisë së Turizmit, duke mbajtur pankarta ku institucioni cilësohej si "Ministria e Turpit".
Ata kundërshtojnë vendimin për të përdorur afro 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit për financimin e koncertit të Kanye West, i planifikuar të mbahet të shtunën, më 11 korrik, në një stadium të përkohshëm të ndërtuar pranë Tiranës.
Sipas Courrier des Balkans, shkruan politiko.al, mbështetja financiare publike u shpall të hënën me argumentin se ishte e nevojshme për të "shpëtuar koncertin", megjithëse aktiviteti ishte prezantuar fillimisht si një nismë private.
Artikulli kujton se Kanye West është i njohur për deklaratat e tij antisemite dhe islamofobe, se nuk e ka fshehur admirimin për Adolf Hitlerin dhe se është i ndaluar të performojë në shumicën e vendeve evropiane.
"Për një koncert që shërben si marketing politik për kryeministrin, hidhen më shumë se 4 milionë euro nga buxheti i shtetit vetëm për të mbushur stadiumin për një shfaqje të vetme, ndërkohë që e gjithë skena e pavarur kulturore shqiptare, me qindra artistë dhe profesionistë, mezi siguron 500 mijë euro për të gjithë vitin në mbarë vendin. Turp!", citohet reagimi i artistëve protestues.
Sipas Courrier des Balkans, kjo revoltë pasqyron ndjenjën e braktisjes që përjetojnë shumë artistë vendas në një vend ku buxheti për kulturën përfaqëson vetëm rreth 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ku institucionet kulturore përballen me vështirësi të mëdha.
Rama: Koncerti shmang një "turp kombëtar"
Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama mbrojti këtë shpenzim, duke deklaruar se ai synon të shmangë një "turp kombëtar" dhe se koncerti pritet të sjellë të paktën 100 milionë euro përfitime ekonomike.
Megjithatë, sipas autorit, kjo shifër duket pak e besueshme dhe nuk i bind protestuesit, të cilët e shohin vendimin si një tjetër simbol të një qeverie që favorizon spektaklin në kurriz të kulturës shqiptare.
Artikulli sjell edhe reagimin e ish-zëvendëskryeministrit Genc Pollo, i cili ka kritikuar ashpër financimin.
"Edi Rama subvencionon me 4.3 milionë euro një artist të njohur për thirrjet e tij pro-naziste dhe antisemite, ndërkohë që prej muajsh qeveria siguronte se nuk do të përdorej asnjë qindarkë nga fondet publike. Me një buxhet vjetor të kulturës prej vetëm 21 milionë eurosh, pse duhet që taksapaguesit shqiptarë të shpëtojnë një aktivitet privat? Rama e përdor paranë publike si arkën e tij personale", citohet Pollo.
Thirrje për bojkot
Artikulli përmend edhe reagimin e analistit politik Adri Nurellari, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë koncertin.
"Kjo nuk është kundër muzikës apo lirisë artistike, por kundër normalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe antisemitizmit. Ironia është se e njëjta qeveri që i quan protestuesit e Revolucionit të Flamingove Rozë 'antisemitë', po hap dyert e Shqipërisë për një artist që është bërë simbol botëror i antisemitizmit me deklaratat e tij", citohet ai.
"Lufta hibride" dhe kontradikta politike
Sipas Courrier des Balkans, debati rreth koncertit tashmë shkon përtej çështjes financiare apo kulturore.
Artikulli ngre pyetjen se si Edi Rama, i cili është paraqitur prej vitesh si një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit në Evropë duke mbajtur edhe fjalim në Knesset dhe që ka akuzuar protestuesit e "Flamingove Rozë" se manipulohen nga Irani për shkak të aleancës së Shqipërisë me Izraelin, mund të presë dhe financojë me para publike një artist të njohur për deklaratat e tij antisemite, pro-naziste dhe kundër Izraelit.
Artikulli shpjegon se protestat, të cilat nisën si një reagim qytetar kundër projekteve të diskutueshme të zhvillimit imobiliar, kanë marrë tashmë një dimension gjeopolitik.
Sipas autorit, kryeministri Rama ka akuzuar Iranin se po zhvillon një "luftë hibride" dezinformimi për të destabilizuar Shqipërinë, duke pretenduar se aktorë të huaj dhe grupe të mbështetura nga Teherani po përhapin pretendimin se projektet në fjalë synojnë vendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.
Nga ana tjetër, protestuesit, të cilët gjatë demonstratave në Tiranë mbajnë flamingo rozë gjigante të fryra me ajër, i hedhin poshtë këto akuza dhe i konsiderojnë ato një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga problemet reale.
Për ta, protesta është një lëvizje legjitime kundër korrupsionit, privilegjeve që u jepen investitorëve të huaj dhe shkatërrimit të mjedisit.
Artikulli përfundon se, mes polemikave për financimin e koncertit dhe një krize që po merr përmasa ndërkombëtare, Edi Rama ndodhet tashmë nën presion në disa fronte njëkohësisht.
Të fundit
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 July 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 July 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 July 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 July 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 July 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 July 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 July 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 July 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 July 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 July 2026, 19:45
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 July 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 July 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 July 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 July 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 July 2026, 15:43
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 July 2026, 15:01
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
9 July 2026, 14:05
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
9 July 2026, 13:49
I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin
9 July 2026, 13:35
Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme
9 July 2026, 12:45
Trafikuan 7 ton kokainë, dënohet banda shqiptare në Belgjikë
9 July 2026, 12:01
Justin Bieber, Shakira dhe Madonna spektakël në finalen e Botërorit 2026
9 July 2026, 11:52
Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren
9 July 2026, 11:39
Gjyqi në GJKKO, avokati i ri i Metës paraqitet në seancë
9 July 2026, 11:29
Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua
9 July 2026, 11:20
Bardhi në Parlamentin Europian: Në Shqipëri ligji ndalet përballë pushtetit
9 July 2026, 11:08
Meta kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin
9 July 2026, 10:56