Flash News

E-TJERA

Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër

1774707278_nafta.jpeg

Vetëm tre javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke u shtrenjtuar deri në 12 lekë për litër.

Aktualisht, nafta tregtohet deri në 188 lekë për litër, nga 176 lekë që ishte kur Bordi zhvilloi mbledhjen e tij të fundit më 19 qershor, përpara se të pushonte së funksionuari.

Edhe benzina ka pësuar një rritje të fortë. Nga 166 lekë për litër që ishte në vendimin e fundit të Bordit të Transparencës, çmimi ka arritur deri në 184 lekë për litër.

Sipas raportimeve, rritja e çmimeve lidhet me tensionet e reja në Lindjen e Mesme. Sulmet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë ndikuar në qarkullimin detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, duke shkaktuar pasiguri në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe rritje të çmimeve.

Të fundit