Flash News

E-TJERA

Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit

zjarri-durres.jpg

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në qendër të Durrësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në një banesë të pabanuar në Lagjen nr. 3, pranë kishës në qendër të qytetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre te ndërtesat përreth.

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Të fundit