Flash News

SPORT

Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro

Screenshot 2026-07-10 195824.png

Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të një tjetër përforcimi në merkaton e verës, pasi ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, operacioni është mbyllur për 22 milionë euro, plus 7 milionë euro në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet e lojtarit dhe objektivat e klubit katalanas.

Romano bën të ditur se gjermani kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të veshur fanellën e Barcelonës dhe pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin blaugrana.

Oferta e parë e Barcelonës ishte refuzuar nga Borussia Dortmund, por drejtuesit katalanas u rikthyen me një propozim të përmirësuar, duke arritur më në fund marrëveshjen me klubin gjerman.

Adeyemi, i cili ndodhej në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin, pritet të jetë një nga afrimet kryesore të trajnerit Hansi Flick për sezonin e ri, me synimin për të shtuar shpejtësinë dhe alternativat në repartin ofensiv.

Të fundit