Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri

Hetimet për vrasjen e Ilir Gjinit në Kurbin vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë.

Gjatë kontrolleve dhe kërkimeve të kryera në zonën ku ndodhi krimi, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri të tipit pistoletë. Armët janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku do t’i nënshtrohen ekspertizave për të përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje.

Paralelisht, hetuesit po verifikojnë personat e përfshirë dhe po punojnë për të zbuluar se kujt u përkisnin armët e sekuestruara.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga grupi hetimor është edhe mundësia e një shkëmbimi zjarri mes palëve, ndërsa përgjigjet e ekspertizave balistike dhe provat e mbledhura pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Të fundit