Flash News
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Moti ekstrem kërcënon çerekfinalen, FIFA mund të ndryshojë orarin e Angli–Norvegji
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
IL Post: Qeveria përdori fondin e emergjencave për të shpëtuar koncertin e Kanye West

Në Shqipëri ka shpërthyer një debat i fortë rreth koncertit të reperit amerikan Kanye West, i planifikuar të mbahet të shtunën, më 11 korrik, në Tiranë.
Koncerti është mbështetur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, i cili në muajin prill e prezantoi si një aktivitet që do të tërhiqte mijëra turistë të huaj. Sipas raportimeve, pritet të marrin pjesë edhe shumë fansa italianë, pas anulimit të koncertit që ishte planifikuar në Reggio Emilia.
Fillimisht ishte parashikuar që aktiviteti të vetëfinancohej përmes shitjes së biletave. Megjithatë, sipas medias italiane, shitjet rezultuan shumë më të ulëta se pritshmëritë dhe një sërë problemesh organizative detyruan qeverinë shqiptare të përdorte mbi 4 milionë euro nga fondi shtetëror i emergjencave, fond që zakonisht përdoret për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të jashtëzakonshme, për të mbuluar kostot e koncertit.
Sipas artikullit, Edi Rama është përballur me kritika për dy arsye kryesore. E para lidhet me faktin se ftoi një artist, të cilit i është ndaluar të performojë në disa vende europiane për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe pro-naziste. Arsyeja e dytë lidhet me protestat antiqeveritare që prej afro dy muajsh zhvillohen në Shqipëri, të cilat nisën kundër ndërtimit të një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur, projekt i lidhur me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, dhe i miratuar nga qeveria me synimin për të tërhequr turistë të pasur.
Për protestuesit, koncerti i Kanye West është një tjetër shembull i mënyrës se si, sipas tyre, qeveria shpenzon para publike, përfshirë fondet e destinuara për emergjencat kombëtare, në projekte që nuk sjellin përfitime afatgjata për qytetarët e një prej vendeve më të varfra të Europës.
Në ditët e fundit, Rama ka hedhur poshtë kritikat, duke akuzuar kundërshtarët se po pengojnë strategjinë e tij për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë përmes turizmit.
Artikulli ndalet edhe te figura e Kanye West, duke e cilësuar si një nga reperët më të famshëm të dy dekadave të fundit, por thekson se prej vitesh reputacioni dhe karriera e tij janë dëmtuar nga sjelljet e tij të diskutueshme, si edhe nga deklaratat raciste dhe antisemite. Mes tyre përmendet edhe publikimi i këngës “Heil Hitler”. Më pas, artisti ka kërkuar falje për disa nga deklaratat e tij, duke ia atribuar sjelljen çrregullimit bipolar. Megjithatë, ndonëse është margjinalizuar në industrinë e argëtimit, ai vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe, veçanërisht nga publiku i ri.
Sipas medias italiane, gjatë dy viteve të fundit vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Zvicra, Polonia dhe Australia kanë anuluar koncertet e tij ose i kanë refuzuar vizën. Edhe në Itali u anulua koncerti i planifikuar në Reggio Emilia, zyrtarisht për shkak të qëndrimeve të artistit, por edhe për probleme organizative dhe sigurie.
Në artikull thuhet se disa vende, si Holanda në fillim të muajit qershor, i kanë lejuar koncertet e Kanye West pavarësisht polemikave, por se asnjë qeveri europiane nuk ishte angazhuar në mënyrë kaq aktive sa qeveria shqiptare për të mundësuar organizimin e një koncerti të tij.
Rama e ka justifikuar ndërhyrjen financiare të shtetit duke deklaruar se koncerti rrezikonte të anulohej dhe se mbështetja e qeverisë ishte e nevojshme “për të mos vënë Shqipërinë në siklet”. Ai ka pretenduar se eventi pritet të sjellë rreth 25 mijë vizitorë të huaj dhe se ndikimi ekonomik mund të arrijë në rreth 100 milionë euro për ekonominë shqiptare.
Megjithatë, kjo shifër është cilësuar jorealiste edhe nga ish-zëvendësministrja e Ekonomisë në qeverinë e parë Rama, Irena Beqiraj, e cila sot është kritike ndaj mënyrës së menaxhimit të financave publike.
Ndërkohë, nuk janë bërë publike të dhënat zyrtare mbi numrin e biletave të shitura, por sipas raportimit ekzistojnë dyshime të forta se ato kanë qenë shumë më pak se objektivi prej 60 mijë biletash.
Gjithashtu, ditët e fundit disa figura publike kanë shpërndarë njoftime të organizatorëve që ofronin një biletë falas për çdo katër bileta të blera, ndërsa media lokale “Lapsi” ka raportuar se në Tiranë janë shpërndarë edhe bileta falas.
Në njoftimin e tij, kryeministri Rama nuk komentoi deklaratat e diskutueshme të Kanye West, por u shpreh në mënyrë të përgjithshme se disa persona kishin hezituar të blinin bileta nga frika se koncerti mund të anulohej./IL Post
Të fundit
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 July 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 July 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 July 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 July 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 July 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 July 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 July 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 July 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 July 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 July 2026, 19:45
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 July 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 July 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 July 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 July 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 July 2026, 15:43
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 July 2026, 15:01
Krimi në familje/ Vrau gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima
9 July 2026, 14:05
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë
9 July 2026, 13:49
I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin
9 July 2026, 13:35