Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi ka reaguar ndaj takimit të sotëm të Edi Ramës, ku ai ka prezantuar ‘Rilindjen 2.0’.

Boçi shprehet se ky është turpi 2.0, i Ramës dhe qeverisë së tij.

“Edi Rama sapo prezantoi “Rilindjen 2.0”. Është mashtrim i ri ose më qartë është paketim i ri për dështimet e vjetra. Të gjitha problemet që renditi si objektiva të “Rilindjes 2.0”, duke filluar nga uji, transporti publik, mbetjet, parkimet, strehimi, kanalizimet, shkollat, siguria, shërbimet publike dhe cilësia e jetës, janë fusha që i ka pasur nën kontroll absolut si Kryeministër prej më shumë se një decade”, shkruan Boçi.

Deputeti demokrat kritikoi reformën territoriale të vitit 2014, duke thënë se ajo nuk ka sjellë rezultatet e premtuara nga qeveria.

Ai tha se programi i ri me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh është një pranim i dështimit të reformës territoriale.

“Nuk tha asnjë fjalë për reformën territoriale të dështuar që ai vetë e shpalli si sukses historik në vitin 2014. Ishte pikërisht ajo reformë dhe ky Mashtrues që premtoi bashki më të forta, më efikase dhe më afër qytetarëve dhe që prodhoi bashki azmatike, të paafta, të dobëta, larg qytetarëve e që kanë nxitur braktisjen masive. E sot, pas më shumë se një dekade, qeveria detyrohet të shpallë një program 1.5 miliardë eurosh në letra e fantazi, për t’u dhënë bashkive atë që reforma duhej t’u kishte garantuar që në fillim që në 2014. Në fakt drejtpërdrejt, kjo “Rilindja 2.0” e Ramës është aktakuza më e fortë kundër reformës territoriale, të vetën”, shprehet deputeti demokrat.

 

Të fundit