Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur

-640-0-1783704964xlll-992.webp

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në zonën e njohur si "Kthesa e Qarrit", ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjer ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë nga shërbimi i ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit