Flash News

E-TJERA

"Edhe kapitulli yt do të mbyllet", mesazhi pikant i qytetarit për Ramën nga protesta

Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë të ditë në Tiranë, me qytetarë që janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve politike në vend.

Pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës, qytetarët mbanin pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike.

Një prej mesazheve të përcjella nga protestuesit lidhej me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në disa pankarta shkruhej se, ndërsa në Bruksel po hapen dhe mbyllen kapituj të negociatave për vendin, sipas tyre “do të mbyllet edhe kapitulli i Ramës”, në referencë ndaj kërkesës për largimin e kryeministrit.

Screenshot_2.png

Të fundit