Flash News

Ditari i Opozitës

PS refuzoi ligjet për integrimin, Zhulali: S'mund të flasësh për BE e të votosh kundër standardeve të saj

ilda-zhulali.jpg

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për shfuqizimin e katër ligjeve që, sipas PD-së, favorizojnë klientelizmin.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhulali akuzon shumicën se po injoron rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe po zgjedh të mbrojë interesat klienteliste në vend të procesit të integrimit.

"Sot, mazhoranca rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për shfuqizimin e 4 ligjeve klienteliste, për investimet strategjike, ndryshimet e 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura, në ligjin e trashëgimisë kulturore dhe muzetë, dhe paketën e maleve. I thanë JO: fundit të privilegjeve për investimet strategjike. rikthimit të mbrojtjes për zonat natyrore. respektit për trashëgiminë kulturore. mbrojtjes së pasurive publike.

Nuk bënë asnjë hap prapa, as pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit, ku u tha qartë se këto ndryshime janë të detyrueshme për Shqipërinë. Nuk mund të flasësh për BE në fjalime dhe të votosh kundër BE në komisione. Ose e do integrimin, ose e do klientelizmin. Të dyja nuk shkojnë bashkë", shkruan Zhulali. 

 

 

Të fundit