Flash News

Rajoni

Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane

Screenshot 2026-07-10 171409.png

Serbia po përballet me një tjetër shpërthim të ethes afrikane të derrave, pasi autoritetet veterinare konfirmuan praninë e virusit në një fermë të madhe në rajonin e Vojvodinës.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, ka nisur eliminimi i afro 11 mijë derrave.

Ministri serb i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pylltarisë, Dragan Glamoçiç, bëri të ditur për televizionin publik RTS se virusi është zbuluar në një fermë në fshatin Hrtkovci, ndërsa nga dita e sotme kanë filluar masat për asgjësimin e të gjithë kafshëve të prekshme.

Shpërthimi vjen rreth një muaj pasi rastet e para të sëmundjes u evidentuan në disa ferma të vogla familjare në Vojvodinë, rajoni që mban numrin më të madh të derrave në Serbi.

Ethet afrikane të derrave janë një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe me shkallë të lartë vdekshmërie për derrat, megjithatë nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve.

Sipas të dhënave ndërkombëtare, virusi është përhapur në rreth 70 vende të botës, mes tyre edhe në 16 shtete evropiane. Në Ballkan dhe rajonin përreth, raste janë raportuar gjithashtu në Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari dhe Rumani.

 

Të fundit