Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK kur tha se institucioni është nën ndikimin e kryeministrit Rama.

Kryedemokrati u shpreh se SPAK është “i kontrolluar nga Rama” dhe se hetimet ndaj zyrtarëve të qeverisë nuk po zhvillohen në mënyrë të pavarur.

Berisha deklaroi se po tentohet të zbuten akuzat ndaj personave që janë nën hetim apo të bllokohen procedimet ndaj zyrtarëve të tjerë.

“I kontrolluar nga Edi Rama. Është nga alfa tek omega o i dashur mik, i kontrolluar nga Edi Rama.

Dosjet aty për qeveritarët janë me dhjetëra dhe qindra. Dosje sa të Ballukut janë dosja e Olta Xhaçkës, të Olsi Ramës, të Pirro Vengut, e të dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra hajdutëve të tjerë.  Por siç keni parë ju, po shkohet drejt zvogëlimit të akuzave ndaj atyre që janë të arrestuar, dhe bllokimit të akuzave ndaj të tjerëve.

Po provohet ajo që ne kemi thënë me kohë, se SKAP-i është një seksion apo një organizatë, një seksion juridik i Partisë Socialiste apo organizatë e saj. Kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

Të fundit