Flash News

SPORT

Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka treguar arsyen pse vendosi të përfaqësojë Norvegjinë në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se ka lindur në Angli dhe kishte mundësinë të vishte fanellën e "Tre Luanëve".

Haaland erdhi në jetë në vitin 2000 në qytetin e Leeds, në periudhën kur babai i tij, Alfie Haaland, luante në futbollin anglez fillimisht me Leeds United dhe më pas me Manchester City.

Në një intervistë të dhënë për Goal në vitin 2022, sulmuesi norvegjez shpjegoi se vendimi për të zgjedhur Norvegjinë ishte krejtësisht natyral, pasi familja u rikthye në vendin skandinav kur ai ishte ende fëmijë.

"Kam jetuar në Angli vetëm tre ose katër vitet e para të jetës. Më pas u kthyem në Norvegji, ku jam rritur. Për këtë arsye ishte e natyrshme të luaja për Norvegjinë. Nëse babai im do të kishte qëndruar më gjatë në Angli, ndoshta sot do të isha pjesë e kombëtares angleze", u shpreh Haaland.

 

Të fundit