Flash News
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rama mbron hetimin për review-t negative ndaj bizneseve, akuzon protestuesit për “sulm kriminal”
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash

Një biznesmen me bazë në Miami, i kërkuar në Shqipëri për dyshime se ka pastruar para të trafikut të drogës, dyshohet gjithashtu se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës ku Jared Kushner planifikon të ndërtojë një resort me vlerë miliarda dollarë. Kjo rezulton nga dosjet e SPAK-ut, të shqyrtuara nga Reuters.
Biznesmeni, Artur Shehu, i mohon të gjitha akuzat, tha avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili konfirmoi se prokurorët shqiptarë kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj Shehut për pastrim parash për grupe të trafikut të drogës.
Dosjet e hetimit e akuzojnë Shehun dhe bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane dhe për pastrimin e parave përmes krijimit të një perandorie të pasurive të paluajtshme, duke përdorur edhe dokumente të falsifikuara pronësie.
“Asgjë nga sa është pretenduar për karakterin e zotit Artur Shehu nuk është e vërtetë. Ai nuk është as trafikant droge dhe as falsifikues dokumentesh pronësie”, tha avokati Cakrani.
Ai shtoi se Shehu është në dijeni të akuzave të Prokurorisë shqiptare, por pretendon se realiteti është krejt ndryshe nga ai që paraqitet nga organi i akuzës.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Drejtësisë refuzoi të komentojë nëse SHBA ka marrë ndonjë kërkesë nga Shqipëria për lokalizimin ose ndalimin e Shehut në Miami.
Shitja e tokës për resortin e Kushner
Në prill, Shehu i shiti një pjesë të vijës bregdetare shqiptare, ku planifikohet resorti, kompanisë Albania Land Development, e cila është në pronësi të zhvilluesve të projektit Sazan Real Estate Development, të mbështetur nga Jared Kushner, si dhe investitorëve të tjerë.
Sipas dosjeve të SPAK-ut: “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se këto pasuri janë përfituar përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.”
Megjithatë, në dosje nuk ngrihet asnjë akuzë ndaj dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kompanisë Sazan Real Estate Development, Albania Land Development apo investitorëve të tjerë të projektit.
Reuters deklaron se nuk ka gjetur asnjë provë që investitorët të kenë qenë në dijeni të dyshimeve ndaj Shehut në momentin kur blenë tokën.
Një zëdhënës i Sazan Real Estate Development nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve mbi akuzat ndaj Shehut, por deklaroi se kompania beson se blerja e tokës është bërë në mënyrë të ligjshme.
Albania Land Development nuk iu përgjigj kërkesave për koment, ndërsa një zëdhënës i Jared Kushner refuzoi të komentonte.
Edhe pse kompania Sazan ka konfirmuar se Kushner është investitor në projekt, roli i tij i saktë dhe vlera e investimit nuk janë bërë publike.
Projekti përballet me kundërshtime
Reuters shkruan se dyshimet për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë janë një tjetër pengesë për projektin, i cili tashmë përballet me protesta masive për shkak të shqetësimeve se mund të dëmtojë mjedisin dhe jetën e egër.
Banorët e fshatit Zvërnec, pranë zonës së projektit, kanë kundërshtuar prej më shumë se një dekade në gjykatë pretendimet e Artur Shehut mbi pronësinë e tokës.
Muajin e kaluar, një grup prej 12 banorësh i treguan Reuters dokumente pronësie dhe regjistra tatimorë që, sipas tyre, provojnë se ata janë pronarët e ligjshëm të tokës.
Avokati i tyre, Kostandin Beko, deklaroi se procesi gjyqësor është ende i hapur dhe se ata do të kërkojnë pezullimin e projektit me vendim gjykate.
Protestat e “Revolucionit të Flamingove”
Reuters kujton se Shqipëria, dikur një nga vendet më të varfra dhe më të izoluara të Evropës, sot është vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe po përjeton një bum ndërtimesh përgjatë një prej vijave bregdetare më të paprekura të Adriatikut.
Resorti i mbështetur nga Kushner planifikohet të ndërtohet në një zonë me plazhe të egra, pyje dhe ligatina ku jetojnë breshka detare dhe flamingo.
Flamingot janë kthyer në simbol të protestuesve, të cilët e kanë quajtur lëvizjen e tyre "Revolucioni i Flamingove".
Ivanka Trump ka deklaruar më parë se ideja për ndërtimin e resortit lindi pasi ajo dhe Jared Kushner panë bregdetin shqiptar nga një jaht disa vite më parë.
Në vitin 2024, Kushner publikoi projektin në rrjetet sociale, duke prezantuar një vizualizim të resortit me hotel, vila, pishina dhe mole për jahte.
Ai nuk ka bërë publike shumën që ka investuar.
Qeveria shqiptare e mbështet projektin
Reuters thekson se qeveria shqiptare e ka mbështetur fuqishëm projektin dhe pretendon se protestat organizohen nga kundërshtarët politikë.
Kryeministri Edi Rama i tha Reuters muajin e kaluar se projekti është "i bukur" dhe se do të realizohet pavarësisht protestave.
I pyetur për akuzat ndaj Artur Shehut, një zëdhënës i qeverisë deklaroi se ekzekutivi nuk ndërhyn në transaksionet private dhe se projekti po zhvillohet në përputhje me ligjet shqiptare dhe ato të Bashkimit Evropian.
Reuters kujton gjithashtu se më parë Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të respektojë rregullat mjedisore të BE-së në lidhje me këtë projekt.
Hetimi i SPAK-ut
Dosjet janë përgatitur nga SPAK, institucioni i krijuar në vitin 2019 për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, me hetues dhe prokurorë të pavarur.
Dosja përbëhet nga 200 faqe dhe nuk është bërë publike.
Një zëdhënës i SPAK konfirmoi për Reuters se hetimi është në zhvillim, por nuk dha detaje të tjera.
Dosjet mbajnë datën 12 qershor 2026, të njëjtën ditë kur SPAK njoftoi publikisht lëshimin e 20 urdhër-arresteve për trafik droge dhe pastrim parash.
Ndryshe nga dosjet, ku emrat janë të plotë, në urdhër-arreste përdoren vetëm inicialet, sipas praktikës shqiptare.
Inicialet përputhen me emrat e personave të përmendur në dosje, përfshirë të dyshuarin "A.Sh."
Avokati Cakrani tha se Shehu nuk shqetësohet nga urdhër-arresti, pasi, sipas tij, ekziston bindja se prokurorët shqiptarë ndikohen nga politika dhe interesat e biznesit.
SPAK nuk ka bërë të ditur nëse ndonjë nga 20 personat e kërkuar është arrestuar apo është marrë zyrtarisht i pandehur.
110 milionë euro të ngrira
Sipas SPAK-ut, Artur Shehu e shiti tokën për resortin për rreth 110 milionë euro, por këto para u bllokuan në llogarinë e një noteri, duke mos i kaluar Shehut.
Në dosje thuhet se Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij:
"Blenë toka me para të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara pronësie, duke krijuar tituj të rremë ose duke rritur artificialisht sipërfaqet e pronave."
Sipas SPAK-ut, pronat më pas transferoheshin ose shkëmbeheshin për të vështirësuar gjurmimin e tyre nga autoritetet.
Nga ana tjetër, Sazan Real Estate Development deklaroi për Reuters se vazhdon të besojë se blerja e tokës është kryer në mënyrë të ligjshme dhe se kompania do të bashkëpunojë me çdo proces ligjor.
Kur Reuters kërkoi shpjegime shtesë se mbi çfarë baze kompania beson se transaksionet janë të ligjshme, nuk mori përgjigje.
Ndërkohë, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se familja Shehu e zotëron tokën që nga koha e Perandorisë Osmane, më shumë se 100 vjet më parë, dhe se shitja te investitorët është bërë plotësisht në përputhje me ligjin.
Ai e përshkroi Artur Shehun si një qytetar të ndershëm, i cili kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998 pasi, sipas tij, vëllai dhe xhaxhai i tij u vranë para syve nga grupe kriminale.
Reuters thekson se nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.
Të fundit
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 July 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 July 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 July 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 July 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 July 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 July 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 July 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 July 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 July 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 July 2026, 19:45