Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta qytetare që vijon prej 41 ditësh në Shqipëri ka marrë mbështetje dhe simpati të gjerë ndërkombëtare.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi lëvizjen si një “kryengritje të fuqishme paqësore rinore qytetare”, duke deklaruar se ajo ka pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 dhe se po gjen përkrahje në spektrin politik evropian dhe mes qytetarëve të vendeve të lira të Evropës.

Berisha deklaroi se grupi parlamentar i PD do të depozitojë padi ndaj Ramës për "Librin e Kuq", i cili siç theksoi kryedemokrati ka 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale.

Berisha: Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare.

Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik evropian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Evropës.

Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.

Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale.

Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore.

Kurrë ndonjëherë, një qeveritar nuk do mund të guxonte as të imagjinonte të vepronte në këtë mënyrë përveç këtij bastardi, që me mendësinë e bllokmenëve hoxhistë të cilëve u përket, beson dhe mendon se ai në Shqipëri është mbi Kushtetutën, mbi ligjet, mbi urbanistikën, mbi pronën, mbi mjedisin dhe ka synim më kryesor miliardat e tij.

Natyrisht ky është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosje.

Të fundit