Flash News

Ditari i Opozitës

Samiti i NATO-s, Berisha: Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për mënyrën e paraqitjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara, duke e cilësuar përfaqësimin e Shqipërisë si të papërshtatshëm.

Berisha e vlerësoi samitin si një nga më të rëndësishmit në historinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por tha se Shqipëria ishte vendi që u paraqit në mënyrën më të dobët për shkak të veshjes së kryeministrit.

Sipas Berishës, zgjedhja e Ramës për të mbajtur atlete gjatë aktivitetit ishte një shkelje e normave të protokollit ndërkombëtar.

Berisha: Samiti i Ankarasë i NATO-s, në vlerësimin tim, është një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës. Dhe ishte një samit vërtet historik për arritjet transformuese për aleancën e Atlantikut të Veriut.

I vetmi vend që u përfaqësua aty në mënyrën më qesharake, më të padenjë, ishte Shqipëria sepse padrinoja i Shqipërisë, me ekzibicionizmin e tij të papërmbajtur, mendoi se në samitin më serioz të planetit mund të shkohet me atletet e basketbollistit.

Nuk kam asgjë për atletet, por ato janë për evente sportive, kurse në atë samit vetëm ai që nuk ka mend, vetëm ai që është torollak, vetëm ai që është i sëmurë dhe nuk kontrollon ekzibicionizmin e tij mund të bëjë këtë akt.

Ai personalisht mori atë që meritonte, e damkosën si shakaxhi, si hokatar dhe servil mediat më të mëdha të botës.

Por Shqipërinë, nuk mund të them se nuk i mbeti turpi nga përfaqësimi nga një individ si ky, i cili sikundër fyen Kushtetutën e vendit të tij, shkel rregullat e hekurta të protokolleve ndërkombëtare, duke harruar se ato janë rregulla për të demonstruar respektin, për të demonstruar seriozitetin për ata që ti përfaqëson dhe ndaj atyre që ti takon.

Të fundit