Flash News

Ditari i Opozitës

‘Albanian Files’/ Berisha: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar për transaksionet e studiove

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se do të kërkojnë hetim ndërkombëtar për dosjen “The Albanian Files”.

Sipas Berishës, duhet të hetohet mënyra se si janë kryer transaksionet e studuove, pasi sipas tij, Rama ka pasur përqindjen e tij në çdo projekt.

“Fund e krye vetëm ajo. Është një nga qëllimet e atyre projekteve. Natyrisht, duhet ta kemi të qartë, në çdo projekt Edi Rama ka përqindjen e tij shumë të lartë. Në çdo projekt. Por krahas kësaj, siç e shihni ju, ai nëpërmjet atyre studiove ka blerë influencë kolosale politike.

Ndaj edhe ne po kërkojmë- ne kemi respekt për çdo arkitekt, urbanist, studio e të tjerë- por në këtë rast ne do kërkojmë hetim ndërkombëtar për transaksionet e këtyre studiove me projektet e Librit të Kuq. Ato transaksione arrijnë në 1.5, 2 miliardë euro. Si janë paguar? Me cilat banka, me cilat strajca, me cilat fasha?”, tha Berisha.

 

Të fundit