Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton: Javën e ardhshme zgjedhjet për nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD

Berisha: Zgjedhjet për nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD bëhen gjysmën e dytë të javës që vjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se zgjedhjet për postet drejtuese brenda partisë do të zhvillohen në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se procesi është shtyrë për shkak të angazhimit të tij në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një aktivitet ndërkombëtar të Internacionales Demokrate të Qendrës.

“Gjysmën e dytë të javës që vjen, meqenëse mua më duhet të jem në Bruksel në një aktivitet ndërkombëtar ku mblidhet Internacionalja Demokrate e Qendrës, organizata më e madhe e partive politike në botë, në të cilën më duhet të shkoj patjetër, sepse siç e dini unë jam zgjedhur aty zëvendëspresident i saj”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit