Flash News
Çmimet e shportës nën monitorim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e supermarketeve
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Nga Sali Berisha:
Samiti i fundit i Aleancës së Atlantikut të Veriut shënoi një sukses historik për Aleancën dhe vendet anëtare. Për fat të keq, mediat në Shqipëri, në vend të analizës dhe paraqitjes së rëndësisë së vërtetë historike të Samitit të Ankarasë, u morën më së shumti me atletet e Edi Ramës. Ky i fundit, në shkelje të plotë të kodit etik dhe protokollit të takimit më të rëndësishëm dhe më serioz në planet, i pashërueshëm nga eksibicionizmi i tij ekstrem, zgjodhi të paraqitet me atlete sikur po hynte në një fushë sporti. Për këtë akt, brutofigure, ai mori përçmimin dhe nofkat që meritonte nga liderët e pranishëm dhe në mediat botërore. Por, sigurisht, këto nuk kanë asnjë lidhje me rëndësinë e vërtetë historike të Samitit.
Pse ky samit ishte historik?
Së pari: Samiti i Ankarasë ishte historik sepse u mblodh pas kundërshtive publike të krijuara midis disa vendeve të mëdha anëtare të NATO-s dhe SHBA-së, si vendi udhëheqës i Aleancës të nxitura nga konflikti i SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Refuzimi i disa vendeve anëtare për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake të SHBA-së në vendet e tyre për operacione ushtarake kundër Iranit vuri seriozisht në dyshim vlerën e Aleancës për Uashingtonin, i cili në 77 vitet e saj kishte shpenzuar trilionë dollarë për mbrojtjen dhe sigurinë e aleatëve të tij në Kontinentin e Vjetër.
Pavarësisht kundërshtive të krijuara, historia e 110 viteve të fundit ka faktuar në mënyrë të përsëritur se siguria e Europës së lirë dhe ajo e SHBA-së janë të pazgjidhshme nga njëra-tjetra. Ky ka qenë shkaku më themelor i themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut 77 vite më parë dhe është sot shkaku kryesor i ekzistencës së saj. Paqja dhe liria në hapësirën euroatlantike nuk kanë dhe nuk do të mund të kenë një garantues të dytë si NATO, e madje deri diku, as liria e botës! Ndaj, Presidenti Donald Trump, duke u dhënë fund të gjitha dilemave dhe hamendësimeve, deklaroi në Ankara: "Ne jemi këtu së bashku me ju", duke riafirmuar vendosmërinë e SHBA-së për të qëndruar e palëkundur në misionin e saj si vend udhëheqës dhe shtyllë kryesore e sigurisë së Aleancës Euroatlantike.
Së dyti: Në Ankara triumfoi plotësisht doktrina e Donald Trump-it për NATO-n, e bazuar në parimin e lashtë "nëse do paqen, përgatitu për luftë". Ndaj, ai ne mandatin tij te pare kërkoi fillimisht respektimin rigoroz të statutit të NATO-s, që kërkon nga vendet anëtare të shpenzojnë për qëllime ushtarake 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kur Presidenti Trump dhe qeveria e tij e kërkuan këtë në mandatin e tij të parë, vetëm 2-3 nga të gjitha vendet antare te Aleancës e zbatonin këtë kërkesë të statutit për mbrojtjen dhe sigurinë, dhe Europa nuk ishte në luftë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës provoi qartësisht domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s.
Pas rikthimit në pushtet, Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës së tij kërkuan rritjen në 5% të PBB-së te shpenzimeve te mbrojtjes. Në Ankara, një pjesë e madhe e vendeve anëtare u zotuan t'i rrisin shpenzimet ushtarake deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, dhe kjo është një arritje historike transformuese për NATO-n.
Së treti: Në deklaratën e Samitit të Ankarasë, vendet anëtare riafirmuan me unanimitet të plotë besnikërinë e tyre ndaj parimit të mbrojtjes kolektive, të sanksionuar në Nenin 5 të Traktatit të Aleancës, çka do të thotë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare.
Së katërti: Në Samitin e Ankarasë u vendos akordimi i 70 miliardë eurove ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe u nënshkruan kontrata për blerjen e 50 miliardë eurove armatime nga vendet anëtare.
Në mbyllje shtoj se një meritë e veçantë për përgatitjen dhe suksesin e samitit i takon Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe ekipit drejtues politik e ushtarak të Aleancës dhe padyshim vendit mikpritës dhe organizator, Turqisë. Ajo ka një nga rolet më të rëndësishme në misionin e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe, pavarësisht ndonjë simbolike të veçantë edhe të shmangshme, me organizimin dinjitoz dhe te perkryer pala kontribuoi ndjeshëm në arritjet dhe suksesin e Samitit të Ankarasë.
Të fundit
Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari
11 July 2026, 16:54
Çfarë duan sorrat dhe korbat, që nuk mund ta ofrojnë grabitqarët socialistë ?
11 July 2026, 16:14
Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
11 July 2026, 15:54
Vrasja e Ilir Gjinit në Kurbin, policia sekuestron dy armë zjarri
11 July 2026, 14:56
Berisha: SPAK është i kontrolluar nga Rama, po bllokohen dosjet e qeveritarëve
11 July 2026, 13:25
Zeroja me xhufkë shkruan “Rilindja 2.0”
11 July 2026, 13:14
Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Edi Ramës
11 July 2026, 12:27
Trump: Jemi pajtuar për bisedime të mëtejshme me Iranin
11 July 2026, 12:08
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë
11 July 2026, 11:51
Reuters: Biznesmeni që i shiti tokën Kushnerit dyshohet për pastrim parash
11 July 2026, 11:31
Aksident në Unazën e Madhe të Fierit, plagoset një i mitur
11 July 2026, 11:17
Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit
11 July 2026, 10:16
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
11 July 2026, 09:16
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
11 July 2026, 08:53
Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot
11 July 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 July 2026, 07:59
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55