Flash News

SPORT

Tronditet futbolli afrikan, humb jetën në moshën 25-vjeçare lojtari i Kupës së Botës

Jayden-Adams.webp

Futbolli i Afrikës së Jugut është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të mesfushorit Jayden Adams. Futbollisti, i cili ishte vetëm 25 vjeç dhe së fundmi kishte përfaqësuar kombëtaren e vendit të tij në Kupën e Botës 2026, është gjetur i pajetë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas mediave vendase, trupi i Adams u gjet të shtunën në mëngjes në një banesë në zonën Schotschekloof, në qendër të Kejptaunit. Policia ka konfirmuar hapjen e një hetimi, por deri më tani nuk ka bërë publik shkakun zyrtar të vdekjes.

Disa raportime mediatike përmendin se lojtari kishte vuajtur prej kohësh nga depresioni dhe hedhin dyshime se mund të bëhet fjalë për vetëvrasje. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet dhe hetimet vijojnë.

Adams ishte pjesë e klubit Mamelodi Sundowns, ku u transferua verën e kaluar nga Stellenbosch, skuadra ku u formua si futbollist. Me kombëtaren e Afrikës së Jugut ai debutoi në vitin 2024 dhe u shndërrua shpejt në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Në Kupën e Botës 2026 zhvilloi tre ndeshje me përfaqësuesen, ndërsa kishte siguruar një vend në listën finale falë paraqitjeve të mira në kampionatin vendas.

 

Të fundit