Flash News

E-TJERA

Flakët përfshijnë një banesë në Korçë, humb jetën 72-vjeçari

korce-zjarr.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Korçë, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pasi në banesën e tij ra zjarr.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:45 flakët përfshinë apartamentin e shtetasit U. H., në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 15 të qytetit. I moshuari ndodhej brenda banesës në momentin e zjarrit dhe nuk mundi të shpëtonte.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit