Flash News

E-TJERA

E rëndë në Kolonjë, vdes punëtori 36-vjeçar gjatë ngarkimit të trupave të drurit

policia-Kolonje1.jpg

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 36-vjeçari në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtesh, në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit, ku viktima ishte i punësuar.

Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari, banues në Pogradec, po ngarkonte trupa druri kur njëri prej tyre e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë fatale. Ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

 

Të fundit