Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i dhuron Kanye West "librin e kuq" të skandaleve, pak orë pasi i pagoi koncertin me 4 milionë euro

whatsapp-image-2026-07-11-at-6-48-36-pm-6a52876ccf364.jpeg

Pasi miratoi rreth 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit për koncertin e Kanye West, kryeministri Edi Rama vendosi t'i bëjë artistit amerikan edhe një dhuratë simbolike: librin "The Albanian Files", botimin që prej javësh është kthyer në një nga simbolet e debatit politik në vend.

Në videon e publikuar nga vetë Rama në Facebook, kryeministri shfaqet duke i prezantuar reperit ambientet e Kryeministrisë dhe, në fund të takimit, i dhuron librin që opozita e cilëson "librin e kuq" të qeverisjes së tij.

Pikërisht ky botim ka qenë në qendër të kritikave të opozitës dhe protestuesve, të cilët kane deklaruar vazhdimisht se ai promovon projektet më të debatueshme të qeverisë Rama, nga kullat dhe investimet strategjike deri te ndërhyrjet në zona të mbrojtura që kanë shkaktuar reagime të forta publike.

Për kritiket politikë të Ramës, libri nuk është thjesht një album arkitekture, por një përmbledhje e vendimeve më të polemizuara të qeverisjes së tij.

Kështu, pak orë para koncertit që financohet me miliona euro nga buxheti i shtetit, kryeministri zgjodhi t'i dhurojë Kanye West pikërisht librin që për opozitën dhe protestuesit përfaqëson modelin më të debatueshëm të qeverisjes së tij.

Të fundit