Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para

vrasje.jpg

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Prekalit, në Shkodër, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Policia sqaron se viktima Aleksander Koçeku, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

 
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

Të fundit