Flash News

E-TJERA

Vrasja në Shkodër, reagon policia: Identifikohet viktima, u gjet i pajetë në automjet

shkoder-vrasje-1.jpg

Vjen reagimi zyrtar nga policia e Shkodrës lidhur me vrasjen e ndodhur sot në ksin rrugor Prekal–Kir.

Policia sqaron se viktima Aleksander Koçeku, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

 
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Të fundit