Flash News

E-TJERA

Përplasen 2 automjeti në aksin Peqin-Elbasan, 5 të plagosur

Screenshot 2026-07-11 204740.png

Një aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sakaq, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjetet janë shkatërruar pothuajse tërësisht. Për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. 
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve.

Të fundit