Flash News

SPORT

Argjentina thyen rezistencën e Zvicrës në kohën shtesë, në gjysmëfinale e pret Anglia

Screenshot 2026-07-12 094107.png

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një sfidë plot emocione të zhvilluar në Kansas City.

Kampionët në fuqi e nisën ndeshjen në sulm dhe gjetën golin që në minutën e 10-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Lionel Messi, Alexis Mac Allister u shkëput në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë kaloi Argjentinën në avantazh.

Zvicra reagoi pas pushimit dhe në minutën e 67-të riktheu ekuilibrin falë Dan Ndoye, i cili realizoi me një goditje të bukur nga një pozicion i vështirë.

Pak minuta më vonë, zviceranët mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së VAR-it, që e penalizoi për simulim brenda zonës.

Megjithëse në inferioritet numerik, Zvicra rezistoi deri në fund të kohës së rregullt dhe e çoi sfidën në shtesë. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt penalltive, Julián Álvarez realizoi një supergol në minutën e 112-të, duke i dhënë sërish epërsinë Argjentinës.

Në minutën e 121-të, Lautaro Martínez vulosi fitoren me golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë.

Me këtë sukses, Argjentina siguron një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me Anglinë në një duel mes dy pretendentëve për titullin botëror.

Rezultati:
Argjentina 3-1 Zvicra
Shënues: Mac Allister 10', Álvarez 112', Lautaro Martínez 120+1' / Ndoye 67'

Të fundit