Flash News

E-TJERA

Dua Lipa kritikon qeverinë Rama: Shqetësuese ndryshimi i ligjeve pa konsultim publik

lipa-lea-rama.jpg

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, janë bërë ndryshimet ligjore që prekin mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë episodit më të fundit të podcastit të saj "Service95 Book Club", ku e ftuar ishte shkrimtarja shqiptare Lea Ypi, artistja theksoi se historia e Shqipërisë nuk mund të trajtohet pa diskutuar edhe realitetin aktual të vendit.

"Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Më duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik", u shpreh Dua Lipa.

Komenti i saj i referohet ndryshimeve në ligjin nr. 21/2024, të cilat lidhen me zhvillimin e projekteve në zonat e mbrojtura. Këto ndryshime kanë nxitur debate të forta publike, veçanërisht për ndikimin e tyre në zonën e Vjosë–Nartës dhe projektet e planifikuara në Zvërnec.

Deklarata e Dua Lipës vjen në një kohë kur çështja e ndërtimeve në zonat e mbrojtura vijon të jetë në qendër të debatit publik dhe politik, duke sjellë reagime nga organizata mjedisore, aktivistë dhe përfaqësues të institucioneve europiane.

Të fundit