Flash News

E-TJERA

Krim në mesnatë, vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë

policia-naten-ne-shkoder-vrasje-1100x620-1-850x479.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, dyshohet se është qëlluar për vdekje shtetasi E. (A.) S., rreth 50 vjeç. Viktima ndodhej në rrugë dhe po lëvizte në këmbë në momentin e sulmit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Të fundit